Patologët kryejnë autopsinë e autorit të masakrës së Las Vegasit

Amerika

Patologët kryejnë autopsinë e autorit të masakrës së Las Vegasit

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 10:04
Stephen Paddockkishte kryer vetëvrasje para se të futeshin njësitet speciale në dhomën e hotelit në katin e 52-të, nga ku kishte gjuajtur me pushkë të ndryshme automatike.

Policia në Las Vegas ende është duke u munduar të zbulojë shkakun, se pse Stephen Paddock gjatë 1 tetorit qëlloi mbi turmën, duke lënë të vdekur 59 persona dhe qindra tjerë plagosi.

Ai kishte kryer vetëvrasje para se të futeshin njësitet speciale në dhomën e hotelit në katin e 52-të, nga ku kishte gjuajtur me pushkë të ndryshme automatike.

Patologët kanë bërë autopsinë dhe nuk kanë gjetur asgjë të pazakontë. Nuk vuante nga kanceri në tru siç kishte pretenduar vëllai i tij, duke thënë se do të ishte i lumtur pot ë konstatohej se Stephen vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

“Do të vazhdojmë hetimet, por ekzistojnë gjasa reale që kurrë të mos e zbulojnë motivin, se pse kreu masakrën më të përgjakshme në historinë e SHBA-ve”, ka deklaruar Joe Lombardo, sherifi i Las Vegasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat