ISIS pretendon se merr përgjegjësinë për Eliminimin nga Kupa e Botës Rusia 2018 të Amerikës

Amerika

ISIS pretendon se merr përgjegjësinë për Eliminimin nga Kupa e Botës Rusia 2018 të Amerikës

Nga: Beqir SINA New York Më: 14 tetor 2017 Në ora: 00:55
Eliminimi, SHBA

Washington : Për herë të parë që nga 1986, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të luajnë në Kupën e Botës Rusia 2018 dhe ano që ka marrë "përgjegjësinë" për eleminim është Shteti Islamik ISIS i cili ka shkruar në rrjetet sociale se ajo ka marrë përgjegjësinë. 

Pas 90 minutash loje të rregullt dhe pastaj një tridhjetsh minutësh më shumë në kohë shtesë, amerikanët humbën kalimin e tyre për të luajtur në Rusi verën e ardhshme.

"Ne do të mbajm përgjegjësi për këtë eleminim të Amerikës . Ne trajnuam dhe ndihmuam Trinidadin dhe Tobagon për të fituar, sepse donim që Amerika të humbiste ", deklaroi një udhëheqës anonim ISIS në rrjetin social Facebook , ndërsa shtoi ai se tani ne jemi të kënaqur sepse : "Tani Amerika është lënduar. Dhe ky është vetem fillimi. "

Disa thonë se ndoshta Koreja e Veriut kishte diçka të bëjë me këtë, eleminim por informacioni ende nuk është se ka ndonji diçka të konfirmuar dhe zyrtare.

Pas 31 vjetësh, Amerika nuk do të luajë në një Kupë Botërore dhe anëtarët e ISIS thonë se "ata ndoshta nuk do të luajnë më as në 2022".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat