Strategjia e Trump-it për sanksione ndaj Iranit e pasigurtë në Kongres

Amerika

Strategjia e Trump-it për sanksione ndaj Iranit e pasigurtë në Kongres

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 10:23
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Thirrja e presidentit amerikan, Donald Trump për legjislacionin që synon forcimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, përballet me një të ardhme të pasigurtë në Kongres.

“Unë po e drejtoj administratën time për të bashkëpunuar ngushtë me Kongresin dhe aleatët tanë për të adresuar mangësitë e marrëveshjes, në mënyrë që regjimi i Iranit të mos kërcënojë botën me armë bërthamore”, tha Trump.

Kryetari i Komitetit të marrëdhënieve të Jashtme në Senat, Bob Corker dhe kolegu i tij republikan, Tom Cotton, pas fjalimit të Trumpit ofruan një skicë të legjislacionit që ata thanë se do t’i zgjidhte mangësitë e marrëveshjes bërthamore.

Sipas një përmbledhjeje, ky legjislacion do të rivendosë sanksionet bërthamore kundër Iranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat