Kriza verikoreane do të zgjidhet me diplomaci “deri në bombën e parë”

Amerika

Kriza verikoreane do të zgjidhet me diplomaci “deri në bombën e parë”

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 18:53
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka thënë se përpjekjet diplomatike për të zgjidhur krizën në Korenë Veriore “do të vazhdojnë deri në bombën e parë”.

Por para pak kohësh, presidenti Trump, ka shkruar në rrjetin social Twitter se Tilleron “po humbë kohën e tij” duke provuar të bisedojë me liderin e vendit të pajisur me armë bërthamore.

Në një intervistë televizive, Tillerson, ka thënë se Trump “ ma ka bërë të qartë se ai dëshiron të zgjidhë këtë problem me rrugë diplomatike. Ai nuk po kërkon luftë”.

Mesazhet kundërthënëse nga Uashingtoni, kanë rritur shqetësimet rreth llogaritjeve të gabuara në mes shkëmbimeve më fjalë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij verikorean Kim Jong-un.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat