SHBA sulmon sërish militantët në Pakistan

Amerika

SHBA sulmon sërish militantët në Pakistan

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 08:54
Ilustrim

Sulmet e telekomanduara të SHBA-së kanë goditur një kompleks të militantëve në rajonin fisnor Kurram, pranë kufirit Pakistan-Afganistan, duke vrarë 20 ekstremistë.

Duket se ky është sulmi i dytë që nga muaji gusht, kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Pakistanin për strehimin e ekstremistëve.

Një sulm në të njëjtin rajon, në muajin shtator, ka lënë tre njerëz të vrarë.

Zyrtarët e inteligjencës thanë se sulmi i fundit ka goditur kompleksin e militantëve Hakani dhe se ka pasur në shënjestër komandantin e këtij grupi, Abu Bakar.

Pakistani i konsideron sulmet e telekomanduara të SHBA-së si shkelje të sovranitetit të tij.

Islamabadi mohon se ofron strehë për militantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat