Klinton: Kërcënimet ndaj Koresë Veriore çojnë në shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

Amerika

Klinton: Kërcënimet ndaj Koresë Veriore çojnë në shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

Nga: A.S. Më: 18 tetor 2017 Në ora: 10:35
Hillary Clinton ka dhënë disa këshilla se si SHBA-të duhet të merren me krizën e Koresë së Veriut

Hillari Klinton ka hyrë në vallen e debatit në SHBA lidhur me krizën e Koresë së Veriut. Ajo ka dhënë disa këshilla se çfarë duhet të bëj administrata e Donald Trupmit për të zgjedhur këtë problem, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Ish-Sekretarja e Shtetit, i cila humbi zgjedhjet presidenciale ndaj rivalit, Donald Trump, thotë se kërcënimet e presidentit aktual Trump për një në Gadishullin Korean janë "të rrezikshëm”, dhe sipas saj kjo mund të çoj në Luftën e Tretë Botërore.

Duke folur në një forum në Seul të Koresë së Jugut, ajo tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë "më pak agresive" sa i përket diktatorit Kim.

"Nuk ka nevojë që ne të jemi luftarak dhe agresiv ndaj Koresë së Veriut”, tha ajo.

Më tej, ajo i bëri thirrje Kinës që të marrë një rol më të madh në zbatimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut që janë të dizajnuara zhvillimin e armëve bërthamore nga e Kim Jong-ut.

Tensionet midis Koresë së Veriut dhe administratës amerikane kanë arritur kulmin në javët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat