Trump mohon të ketë qenë i pandjeshëm ndaj të vejës së ushtarit

Amerika

Trump mohon të ketë qenë i pandjeshëm ndaj të vejës së ushtarit

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 19:32
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë që pohimi se ai ka bërë komente të pandjeshme ndaj të vejës së një ushtari është “totalisht e fabrikuar”.

Kongresmenja, Frederica Wilson, tha që ai i kishte thënë të vejës së rreshterit La David Johnson: “Ai e dinte se për çfarë kishte nënshkruar, por si duket dhemb gjithsesi”.

Johnson ishte mes forcave speciale amerikane të vrara në Niger nga militantët islamikë këtë muaj.

“Kongresmenja demokrate e fabrikoi totalisht atë që ia thashë gruas së një ushtari që vdiq në aksion (dhe kam fakte). E pikëllueshme”, shkroi Trump në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat