Një tjetër gjyqtar federal bllokon dekretin migrator të Trumpit

Amerika

Një tjetër gjyqtar federal bllokon dekretin migrator të Trumpit

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 23:02
Donald Trump

Një gjyqtar federal i shtetit amerikan të Maryland pezulloi aplikimin e versionit të tretë të dekretit anti-imigracion të presidentit amerikan, Donald Trump, disa orë pas një gjykimi të ngjashëm të marrë dje nga një gjykatës i Havait.

Vendimi i gjyqtarit, Theodore Chuang ka gjithashtu një qasje kombëtare dhe do të bëhet objekt i një apelimi të menjëhershëm nga qeveria, që synon të ndalojë në mënyrë të përhershme kalimin e kufijve amerikanë për shtetasit e shtatë vendeve, myslimane në pjesën më të madhe.

“Ky version i fundit i dekretit migrator është vështirë të ndahet nga dekreti anti-mysliman dy herë i bllokuar”, theksoi gjyqtari Chuang.

Ai ka ndaluar autoritetet të bllokojnë mbërritjen e udhëtarëve të huaj që kanë një marrëdhënie të vlefshme me një person apo entitet në SHBA.

Donald Trump i justifikoi tre dekretet e tij me motivet e sigurisë kombëtare.

Presidenti amerikan nënshkroi më 25 shtator një dekret të tretë që ndalonte në mënyrë të përhershme kalimin e kufijve amerikanë për shtetasit e shtatë vendeve, Jemen, Siri, Libi, Iran, Somali, Kore e Veriut dhe Çad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat