Tillerson: Uashingtoni kërkon partneritet strategjik me Indinë

Amerika

Tillerson: Uashingtoni kërkon partneritet strategjik me Indinë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 23:42
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson prezantoi sot partneritetin strategjik të riforcuar që SHBA-të kërkojnë të zhvillojnë me Indinë, të cilën ai e përshëndeti për vlerat në krahasim me Kinën, një shoqëri jodemokratike, të cilën e kritikoi për rolin në rajon.

“Ne do të kemi marrëdhënie të rëndësishme me Kinën gjatë shekullit të ardhshëm, por nuk do të kemi kurrë të njëjtën marrëdhënie me Kinën, një shoqëri jodemokratike, siç mund ta kemi me një demokraci të madhe si India”, deklaroi ai gjatë një deklarate kushtuar lidhjeve amerikano-indiane.

Para Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, kreu i diplomacisë amerikane njoftoi se do të shkonte javën e ardhshme në Indi, për herë të parë që prej ardhjes së Donald Trumpnë Shtëpinë e Bardhë në muajin janar.

Sipas tij, marrëdhënia mes Nju Delhit dhe Uashingtonit është e ndërtuar në vlera të ndara dy prej demokracive më të mëdha dhe të rëndësishme që kërkojnë të ndajnë të njëjtën të ardhme.

“Bota dhe rajoni indo-paqësor në mënyrë të veçantë, ka nevojë për një partneritet të fortë mes SHBA-së dhe Indisë, nga ana ekonomike, diplomatike dhe ushtarake”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat