Pussy Riot protestojnë për regjisorin e burgosur ukrainas në ndërtesën Trump

Amerika

Pussy Riot protestojnë për regjisorin e burgosur ukrainas në ndërtesën Trump

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 08:24
Pamje të marra nga videoja e postuar në Youtube, nga anëtarët e grupit Pussy Riot

Anëtaret e grupit, Pussy Riot, kanë protestuar në mbështetje të regjisorit të burgosur ukrainas, Oleh Sentsov, në ndërtesën Trump, në qytetin e Nju Jorkut.

Anëtarja e Pussy Riot, Maria Alyokhina, ka postuar në rrjete sociale, foto dhe video të tri grave të maskuara duke shpalosur një baner me slloganin “ Të lirohet Sentsov”, brenda ndërtesës ku kishte jetuar më parë presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Sentsov ishte arresuar në rajonin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014 pas aneksimit ilegal të rajonit nga Rusia.

Në vitin 2015-të një gjykatë në Moskë e ka dënuar atë dhe të pandehurin, Oleksanr Kolchenko, nën akuzat për planifikim të akteve terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat