SHBA ende po punon rreth sanksioneve kundër Rusisë

Amerika

SHBA ende po punon rreth sanksioneve kundër Rusisë

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 14:54
Zëdhënësja e departamentit të shtetit amerikan, Heather Nauert

Departamenti i Shteteve të Bashkuara, ka thënë se “ende po punon” në hapat për implementimin e legjislacionit që Kongresi i miratoi në korrik, në përpjekje për të rritur sanksionet kundër Rusisë.

Këto njoftime nga zëdhënësja e departamentit, Heather Nauert, erdhën disa javë pasi administrata e presidentit, Donald Trump, kishin humbur afatin lidhur me sanksionet, të nënshkruar më 2 gusht.

Ky ligj kishte për qëllim të dënojë qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin, për përpjekjet e tyre për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së vitin e kaluar, agresionin rus ndaj Ukrainës dhe për mbështetjen e presidentit, Bashar al- Assad, për luftën në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat