Trump reagon pas sulmit në New York

Amerika

Trump reagon pas sulmit në New York

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 23:00
Sulmi në New York

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmit me armë zjarri në New York e ku mbetën të vdekur tetë persona e janë lënduar më shumë se 10 persona.

“Në New York duket se ka ndodhur një sulm tjetër nga një person i sëmurë dhe i çekuilibruar. Hetuesit po e ndjekin këtë rast nga afër”, ka shkruar ai në Twitter.

Në ndërkohë, kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio ka thënë se tetë persona kanë mbetur të vdekur e 12 të tjerë janë lënduar nga të shtënat që kanë ndodhur në Manhattan.

Ai e ka quajtur këtë sulm si një “akt terrorist”.

Tashmë një person është arrestuar si i dyshuar për këtë sulm.

Sulmuesi besohet se ishte futur me kamion në shtegun e çiklistëve, ku më pas kishte shtënë me armë zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat