Tillerson: SHBA do të luftojë për eliminimin e kërcënimit terrorist

Amerika

Tillerson: SHBA do të luftojë për eliminimin e kërcënimit terrorist

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 20:04
Rex Tillerson

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën për të eliminuar kërcënimin terrorist, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson një ditë pas atentatit të Nju Jorkut të zhvilluar nga një person i dyshuar, se është i lidhur me grupin xhihadist Shteti Islamik (ISIS).

“Sërish pamë fytyrën keqbërëse të terrorizmit brenda kufijve tanë, por është një fytyrë që nuk njeh kufij”, tha ai gjatë një takimi me ministrin belg të Punëve të Jashtme, Didier Reynders në Departamentin e Shtetit në Uashington.

“Ne përshëndesim dhe vlerësojmë koalicionin e fortë të të gjithë partnerëve në këtë luftë botërore kundër terrorizmit dhe do të vazhdojmë luftën për të eliminuar këtë kërcënim kundër gjithë amerikanëve dhe gjithë miqve dhe aleatëve tanë”, theksoi Tillerson.

Sipas autoriteteve amerikane, vrasësi ishte i lidhur me ISIS-in dhe ishte radikalizuar në SHBA.

Ai ishte me origjinë nga Uzbekistani, 29 vjeç dhe kishte mbërritur në SHBA në vitin 2010, njoftoi media amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat