Donald Trump e fillon turneun aziatik

Amerika

Donald Trump e fillon turneun aziatik

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 13:04
Donald Trump

Prsidenti amerikan, Donald Trump, e fillon turneun e tij aziatik në periudhën e përshkallëzimit të tensioneve lidhur me programet atomike dhe të raketave balistike të Koresë Veriore.

Zoti Trump sot niset nga Uashingtoni dhe pritet që gjatë turneut 11 ditësh, ta vizitoj Japoninë, Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Së pari, ai ndalet në Havai, për një vizitë të shkrutër të forcave ushtarake amerikane në Paqësor dhe Perl Harbor, ndërsa pasnesër arrinë në Japoni.

Vizita e tij në Japoni, Korenë Jugore dhe Kinë, me gjasë do të dominohet nga bisedimet për programet raketore dhe të armatimit atomik të Koresë Veriore.

Gjatë muajve të fundit, Koreja Veriore i ka testuar disa raketa ndërkontinentale balistike dhe e ka kryer eksplodimin e 6-të atomik.

Kjo ka ndikuar, që presidenti Trump pat tërhequr vërejtjen se do të ketë “zjarr dhe ashpërsi” në përgjigje të lëvizjeve nga Koreja Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat