Kanadaja ngrin asetet e liderëve venezuelianë, rusë dhe sudano-jugorë

Amerika

Kanadaja ngrin asetet e liderëve venezuelianë, rusë dhe sudano-jugorë

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 21:46
ilustrim

Qeveria kanadeze vendosi sot të ngrijë asetet në Kanada dhe të ndalojë hyrjen në territorin e saj të 52 zyrtarëve të Venezuelës, Rusisë dhe Sudanit të Jugut, që i akuzon për korrupsion apo për përfshirje në shkeljet e të drejtave të njeriut.

“Njoftimi i sotëm i dërgon një mesazh të qartë, ku Kanadaja do të marrë masa ndaj individëve që kanë përfituar nga aktet e korrupsionit në shkallë të gjerë, apo që kanë marrë pjesë në shkelje të rënda të të drejtave të personave”, tha ministrja e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland, duke shtuar se ishte e kënaqur për miratimin e këtij ligji.

Këto sanksione përfshijnë 19 zyrtarë venezuelianë, përfshirë presidentin Nicolas Maduro. Ato i shtohen sanksioneve të tjera me natyrë financiare të parashtruara nga Kanadaja në shtator ndaj 39 personaliteteve të qeverisë ku ishte i përfshirë edhe më parë Maduro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat