Një i vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Los Anxhelos

Amerika

Një i vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Los Anxhelos

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 00:43
ilustrim

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një përleshje me armë ku janë përfshirë dy autobusë në Los Anxhelos.

Policia ende po kërkon dy ose tre persona të armatosur të përfshirë në të shtënat që ndodhën në Santa Monica të shtunën herët në mëngjes, shkruan daily mail.

Një grup njerëzish në bordin e një autobusi  hapën zjarr ndaj banorëve të një autobusi tjetër rreth orës 1  pranë rrugëve të Oqeanit dhe Kolorados.

Shoferi i autobusit të parë iku nga vendi i ngjarjes dhe doli në një stacion të policisë aty pranë me tre nga viktimat e plagosura në bord.

Të tre  u dërguan shpejt në spital, por një prej tyre më vonë vdiq nga plagët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat