SHBA kërkon regjistrim të RT-së si agjent i jashtëm

Amerika

SHBA kërkon regjistrim të RT-së si agjent i jashtëm

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 19:30
Ilustrim

Transmetuesi shtetëror rus, RT, ka thënë se Departamenti amerikan i drejtësisë ka kërkuar nga shërbimi i tyre në SHBA, që deri më datën 13 nëntor të regjistrohen si agjent të jashtëm.

RT, që njihej si Russia Today, ka thënë në një kumtesë në faqen e tyre online, se regjistrimi në aktin e vjetër 79- vjeçar mund të çojë në mbylljen e sherbimit të tyre në SHBA.

Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA), detyron punëtorët e qeverive të jashtme në SHBA, “ në kapacitet politik” të regjistrohen në departamentin e drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat