Sessions: Vendimi për hetim ndaj Hillary Clinton, merret sa më shpejt

Amerika

Sessions: Vendimi për hetim ndaj Hillary Clinton, merret sa më shpejt

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 20:23
Hillary Clinton

Ministri i Drejtësisë, Jeff Sessions njoftoi sot se vendimi për të emëruar apo jo një prokuror special për të hetuar për çështjen e e-maileve të Hillary Clinton, do të merret sa më shpejt.

“Ju mund të jeni të sigurt se ky vendim do të merret pa ndikim politik, në mënyrë korrekte dhe në mënyrën e duhur”, deklaroi Jeff Sessions gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Çështjet gjyqësore në Dhomën e Përfaqësuesve.

Disa media amerikane publikuan të hënën një letër të përpiluar nga Ministria e Drejtësisë në adresë të Komisionit të Çështjeve gjyqësore të Dhomës, sipas së cilës disa prokurorë federalë janë aktualisht në proces shqyrtimi rreth mundësisë për të emëruar një prokuror special për t’u fokusuar kryesisht mbi Fondacionin Clinton apo rreth përdorimit nga ana e Hillary Clinton të një serveri privat të postës elektronike të mesazheve në periudhën ku ajo mbante postin e sekretares së Shtetit të Barack Obamës.

Presidenti Donald Trump ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që ish-kundërshtarja e saj në zgjedhjet presidenciale Hillary Clinton të hetohet nga gjykata dhe ka kritikuar ministrin e Drejtësisë për mosveprim në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat