Trump viziton Azi-Paqësorin, ‘kolosët e hekurt’ tregojnë epërsinë në det

Amerika

Trump viziton Azi-Paqësorin, ‘kolosët e hekurt’ tregojnë epërsinë në det

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 21:22
Aeroplanmbajtëset “Ronald Reagan”, “Theodore Roosevelt” dhe “US Nimitz”

Tre aeroplanmbajtëse amerikane treguan forcën në Paqësorin Perëndimor gjatë fundjavës, hera e parë në një dekadë që kolosët prej 100.000 tonësh secili shfaqen bashkë në një dekadë.

Aeroplanmbajtëset “Ronald Reagan”, “Theodore Roosevelt” dhe “US Nimitz”, bashkë me grupet respektive të betejës, po marrin pjesë në manovrat ushtarake që do të zgjasin katër ditë deri ditën e sotme.

“Operacionet ku përfshihen disa aeroplanmbajtëse janë shumë të ndërlikuara dhe kjo manocvër në paqësorin perëndimor është një dëshmi e fortë e aftësive unike të flotës amerikane dhe angazhimit të palëkundër për sigurinqë dhe stabilitetin në rajon”,– deklaroi në një komunikatë për shtyp Admirali Scott Swift, komandanti i flotës amerikane të Paqësorit.

Flota masive amerikane po kryen manovra të përbashkëta me Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Tre aeroplanmbajtëset masive përbëjnë një të tretën e këtyre armëve në arsenalin amerikan, në krahasim vende si Kina dhe Rusia që kanë përkatësisht nga du dhe një të tillë.

Dërgimi i tyre në të njëjtin vend është një sinjal i qartë për Korenë e Veriut se, SHBA-të nuk trembet nga teste e vazhdueshme raketore dhe bërthamore të Penianit.

Veçse shoqëron turneun e presidentit Donald Trump në rajonin e Azi-Paqësorit dhe prania masive e forcave detare amerikane në Paqësor, i dërgon mesazhe sigurie aleatëve dhe kujdesi rivalëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat