Komandanti i ushtrisë së SHBA: Qendra ruse nuk është humanitare

Amerika

Komandanti i ushtrisë së SHBA: Qendra ruse nuk është humanitare

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 17:40
Ben Hodges

Komandanti i Ushtrisë së SHBA-së për Evropë, gjenerali Ben Hodges ka thënë se nuk beson se qendra ruso-serbe në Nish është qendër humanitare.

Ai ka thënë për Insider, se rrëfimi për qendrën humanitare është fasadë dhe nuk është ajo që paraqitet.

“Unë nuk besoj se kjo është qendër humanitare, kjo është fasadë dhe nuk është ajo për të cilën paraqitet”, ka thënë ai.

Hodges ka theksuar se kjo qendër duhet të punojë në mënyrë transparente dhe ai do të dëshironte ta vizitojë, transmetojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat