Tillerson: Spekulimet për shkarkimin tim, qesharake - Bota Sot
Tillerson: Spekulimet për shkarkimin tim, qesharake

Amerika

E hënë, 18 dhjetor 2017

Tillerson: Spekulimet për shkarkimin tim, qesharake

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 19:08
Rex TIillerson

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i cilësoi sot qesharake spekulimet në lidhje me shkarkimin e tij nga presidenti Donald Trump.

I pyetur në lidhje me informacione qarkullojnë në media prej ditës së djeshme, ku sipas tyre Shtëpia e Bardhë synonte ta shkarkonte atë së shpejti, madje duke e detyruar për të dhënë dorëheqjen, ministri thjesht iu përgjigjet se është vërtetë qesharake.

Ky është reagimi i parë që prej raportimit të New York Times, të enjten në mëngjes, që presidenca amerikane po punon për një riorganizim të mundshëm për ta zëvendësuar Tillerson me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo, në javët e ardhshme.

Disa media amerikane, përfshirë CNN konfirmuan se rrjedhjet fillestare të informacioneve kishin si qëllim për të vënë në pozitë të vështirë Rex Tillerson për ta shtyrë më pas drejt dorëheqjes.

“Sekretari i Shtetit e pëlqen detyrën e tij, por është në dispozicion të presidentit”, u shpreh dje nga ana e saj, zëdhënësja e diplomacisë amerikane.

Marrëdhëniet mes Rex Tillerson, ish-CEO i gjigantit të naftës ExxonMobil dhe Donald Trump janë dukshëm të vështira. Dy burrat kanë patur mosmarrëveshje publike për disa çështje, si ngrohja klimatike, Irani, Koreja e Veriut dhe kriza e Gjirit, ku presidenti shpeshherë ka shpërfillur haptazi ministrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test