Eliot Engel lëvdohet për qëndrimet e tij nga komentuesit në Reddit - Bota Sot
Eliot Engel lëvdohet për qëndrimet e tij nga komentuesit në Reddit

Amerika

E enjte, 14 dhjetor 2017

Eliot Engel lëvdohet për qëndrimet e tij nga komentuesit në Reddit

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 15:39
Eliot Engel

Në fushatën e madhe pro dhe kundër neutraliteti të rrjetit që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka disa politikanë që po çmohen për opinionet e tyre në këtë çështje.

Derisa Trump dëshiron t’iu mundësojë kompanive të internetit të ndërhyjnë sipas dëshirës dhe t’i ngarkojnë me çmime shtesë përdoruesit e internetit, janë disa politikanë demokratë që po e luftojnë fuqishëm atë.

Një nga mbrojtësit e neutralitetit të rrjetit, apo asnjanësisë së rrjetit, që parandalon ofruesit e shërbimeve të internetit që të ngarkojnë ekstra tarifa për përdoruesit e faqeve të caktuara, është edhe kongresmeni shumë i njohur për shqiptarët, Eliot Engel.

Ai është lëvduar edhe nga përdoruesit e rrjetit të famshëm social Reddit, ku gjithashtu po zhvillohet debat për këtë temë.

“Ky është përfaqësuesi im, Eliot Engel. Ai qysh nga 2006-ta po mbron njurokezët nga industria e telekomunikimit. Mos harroni se janë disa njerëz të mirë që po luftojnë për ne, edhe para se ne ta dinim për çështjet që na kanosen”, thuhet në koment.

Engel njihet nga shqiptarët për punën e tij të madhe dhe lobin e madh për pavarësinë e Kosovës dhe paraprakisht, ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Ai është shumë i afërt me komunitetin shqiptaro-amerikan në New York.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test