Një mësuesi u gjet i vdekur në banjën e shkollës në Bronx nga mbidoza - Bota Sot
Një mësuesi u gjet i vdekur në banjën e shkollës në Bronx nga mbidoza

Amerika

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Një mësuesi u gjet i vdekur në banjën e shkollës në Bronx nga mbidoza

Nga: Beqir SINA New York City Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 21:40
Vendi i ngjarjes

BRONX NY : Simbas televisioni të qytetit NY1 thuhet se në një shkollë publike të Bronks të enjten natënnjë mësues i shkollës elementare, u gjet i vdekur, mbasi dyshohet të ketë marrë një mbidozë, thanë burimet e policisë nga vendngjarja.
36-vjeçari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u gjetë në një banjo të shkollës, publike X811, një shkollë speciale për nivelin arsimor në qytet, e cila ndodhet në rrugën Longfellow Ave. pranë Jennings St. në Bronx- NY, pak para orës 6:10, të mbrëmjes tha në dekleratën e saj policia.

Mësuesi sipas hetimeve të para mund të ketë qenë i vdekur disa orë, para se një nxënës shkojë në banjo, por dera e saj ishte mbyllyr, dhe pasi ai trokiti disa here u pa që askush nuk përgjigjej, thanë burimet.
Një anëtar i stafit të rojeve të sigurimit të shkollës e gjeti atë të vdekur, pasi ishte detyruar të hapte derën e banjos, me forcë thanë burimet. 

Policia, kur erdhi gjeti një  qese të vogël plastike pranë trupit të mësuesit, përfshirë një zarf dhe një pllak xhami me një substancë të bardh të panjohur, thanë hetuesit.

"Kjo është me të vërtetë trishtuese, mendaj dhe lutjet e mija shkojn te familja e tij, dhe në të gjithë shkollën dhe në të gjithë sistemin tonë shkollor", tha kancelaria e qytetit, Carmen Fariña.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test