“Përdhunuesi i Stanfordit” i pakënaqur, apelon dënimin 6-mujor që i dha gjykata - Bota Sot
“Përdhunuesi i Stanfordit” i pakënaqur, apelon dënimin 6-mujor që i dha gjykata

Amerika

E premte, 15 dhjetor 2017

“Përdhunuesi i Stanfordit” i pakënaqur, apelon dënimin 6-mujor që i dha gjykata

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 11:48
Brock Turner

Bëri bujë çështja e studentit të universitetit prestigjioz “Stanford”, Brock Turner, i cili në 2015 përdhunoi një grua pa ndjenja mbrapa kazanëve të plehrave, në një festë të kampusit.

Pavarësisht situatës së rëndë, atij iu dha vetëm 6 muaj dënim me burg nga gjykatësi, me pretendimin se “Brock ishte një student model, dhe nuk kishte pse t’i shkatërrohej jeta“.

Edhe pse publiku amerikan u zemërua nga dënimi fare i pakët i Brock, as Brock Turner nuk qenka i kënaqur me të, duke pretenduar më pak. Ai ka vendosur ta çojë çështjen në apel.

Sipas avokatëve të Brock-ut, gjykatësi nuk ka marrë nën shqyrtim prova nga dëshmitarët, të cilat mund ta lehtësonin fajësinë e studentit 19-vjeçar.

Ata pretendojnë se Brock dhe viktima e tij kishin qenë bashkë në festë, dhe nuk kishte pasur asnjë përdhunim. Por tjetër gjë thonë dy studentët suedezë që e kapën në akt, pasi Brock ishte larguar sapo i kishte parë, dhe atyre u ishte dashur ta mbanin derisa të vinte policia.

Në përfundim, Brock kreu vetëm 3 muaj nga dënimi, para se të lirohej me kusht, duke paguar 150.000 dollarë.

Kjo nuk ka mjaftuar për përdhunuesin e Stanfordit, i cili pretendon se s’kishte asgjë të gabuar në atë çfarë bëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test