Tërmeti 6 ballë godet Ekuadorin - Bota Sot
Tërmeti 6 ballë godet Ekuadorin

Amerika

E enjte, 14 dhjetor 2017

Tërmeti 6 ballë godet Ekuadorin

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 15:17
Ilustrim

Një tërmet me fuqi prej 6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur shtetin e Amerikës Jugore, Ekuadorin.

Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike e SHBA-ve (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 20 kilometra në verilindje të rajonit Bahia de Caraquez, të provincës Manabi.

Tërmeti është regjistruar 24.7 kilometra në thellësi të tokës.

Deri më tani ende nuk ka informacione për dëme materiale apo viktima në njerëz nga tërmeti i cili ndodhi në afërsi të bregdetit të Ekuadorit, në ora 11.20 sipas kohës lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test