Bill Gates nuk do t’ua lë pasurinë fëmijëve të tij - Bota Sot
Bill Gates nuk do t’ua lë pasurinë fëmijëve të tij

Amerika

E premte, 15 dhjetor 2017

Bill Gates nuk do t’ua lë pasurinë fëmijëve të tij

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 17:48
Bill Gates

Bill Gates ka thënë se tre fëmijët e tij e kuptojnë pse ka vendosur t’ia lë pasurinë e tij prej 70 miliardë dollarësh fondacionit të tij, kur ai të vdes.

Duke zbuluar detaje nga jeta e tij private, themeluesi i Microsoft, 60 vjeç, tha se fëmijët e tij janë “krenarë” për vendimin që t’ua dedikojë paratë e tij njerëzve më të varfër të botës.

Gates kishte thënë që në vend të fondeve miliardë dollarëshe, dy vajzat dhe djali i tij do të përfitojnë “një shkollim të mrekullueshëm” që do t’iu ndihmojë të nisin karrierën e tyre.

Por, biznesmeni tha gjithashtu se fëmijët e tij nuk do të jenë kurrë “të varfër”. Duke folur për This Morning, Gates kishte thënë: “Fëmijët tanë do të marrin një shkollim të mrekullueshëm dhe disa para, në mënyrë që të mos jenë kurrë të varfër por ata do ta kenë karrierën e tyre”.

“Nuk është mirë për fëmijët që të kenë një pasuri kaq të madhe. Kjo i pengon ata që të bëjnë atë që ata duan, të krijojnë jetën e tyre”.

Gates dhe gruaja e tij Melinda, 52 vjeçe, kanë tre fëmijë së bashku, Jennifer, 20 vjeçe, Rory, 17 dhe Phoebe, 14 vjeçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test