Raportet: Trump i gatshëm për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet - Bota Sot
Raportet: Trump i gatshëm për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet

Amerika

E premte, 15 dhjetor 2017

Raportet: Trump i gatshëm për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 08:14
Donald Trump

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara u kanë thënë mediave se presidenti, Donald Trump, gjatë ditës së sotme do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe do ta filloj lëvizjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në këtë qytet të lashtë.

Në këtë vendim, i cili rrezikon që të shkaktojë dhunë në Lindjen e Mesme, zoti Trump, në fjalimin e paraparë, do të shpallë se ka urdhëruar zhvillimin e një plani për lëvizjen e ambasadës nga Tel Avivi, në një proces që pritet të zgjasë tri ose katër vjet, kanë thënë zyrtarët.

Shumë shtete nuk e njohin sovranitetin e Izraelit ndaj gjithë qytetit të Jerusalemit, ku ndodhen vende që konsiderohen të shenjta nga myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test