KS i OKB-së mbledhje urgjente për shkak të vendimit të Trump

Amerika

KS i OKB-së mbledhje urgjente për shkak të vendimit të Trump

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:49
Donald Trump

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme me rastin e vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që të pranojë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Siç transmeton CBS News, mbajtjen e seancës urgjente e kanë kërkuar tetë vende anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Trump dje mori vendim për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe po ashtu vendosi për bartjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Edhe Çekia ka marrë vendim për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat