Trudeau: Kanadaja mban ambasadën në Tel Aviv - Bota Sot
Trudeau: Kanadaja mban ambasadën në Tel Aviv

Amerika

E hënë, 11 dhjetor 2017

Trudeau: Kanadaja mban ambasadën në Tel Aviv

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:35
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau theksoi sot se ambasada e Kanadasë në Izrael do të qëndrojë në Tel Aviv, duke treguar kështu mospajtimin me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi një ditë më parë transferimin e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem.

“Ne nuk do të zhvendosim ambasadën tonë nga Tel Avivi”, deklaroi Justin Trudeau para medias kanadez.

Shefi i qeverisë ritheksoi pozicionin e pandryshueshëm të Kanadasë, pavarësisht pranisë së konservatorëve apo liberalëve në pushtet, që të inkurajojë krijimin e një shteti palestinez në krahë të një shteti izraelit.

Për qeverinë liberale kanadeze, statusi i qytetit të Jerusalemit duhet të përcaktohet nga një marrëveshje paqeje mes palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test