Presidenti Trump në ceremoninë e hajpjes së muzeut për të drejtat civile - Bota Sot
Presidenti Trump në ceremoninë e hajpjes së muzeut për të drejtat civile

Amerika

E hënë, 23 prill 2018

Presidenti Trump në ceremoninë e hajpjes së muzeut për të drejtat civile

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 20:36
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ishte “i emocionuar” nga hapja e muzeut të së drejtave civile në Xhekson të Misisipit, ku vlerësoi udhëheqësit e të drejtave civile, si Medgar Evers dhe reverendi Martin Luther King, Jr.

Prania e zotit Trump ngjalli reagime të përziera, pasi kritikët e tij thonë se ai i ka fryrë zjarrit të tensioneve racore në Shtetet e Bashkuara. Ikona e të drejtave civile dhe kongresmeni John Lewis, që ishte parashikuar të fliste në ceremony, tha të enjten se nuk do të merrte pjesë meqenëse presidenti do të ishte atje.

Zoti Trump mbajti komente të thjeshta, duke folur para një audience ku ishte edhe e veja e Eversit dhe Ben Carson, Sekretari i Strehimit dhe Zhvillimit Urban. Duke iu drejtuar krijuesve të muzeut, zoti Trump tha “ne jemi vërtet mirënjohës … kemi admirim për ju”.

Presidenti Trump e vuri theksin veçanërisht tek pastorë si King, për të cilin ai tha se “e filloi lëvijen e të drejtave civile”. “Ne përpiqemi që të jemi denjë për sakrificën e tyre”, tha zoti Trump duke iu referuar udhëheqësve të të drejtave civile.

Muzeu i Misisipit për të Drejtat Civile detajon me vërtetësi betejën e përgjakshme për të drejtat civile në Jugun e Shteteve të Bashkuara nga viti 1945 deri në vitin 1976./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test