Vazhdon beteja me zjarret në Kaliforni

Amerika

Vazhdon beteja me zjarret në Kaliforni

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 22:14
Ilustrim

Evakuohen më se 200 mijë persona.

Më se 8 mijë zjarrfikës ditë me radhë janë duke zhvilluar betejën me zjarret që kanë shpërthyer në 6 lokacionet e Kalifornisë jugore, në San Diego dhe Santa Barbara.

Bilanci aktual është të paktën 500 objekte të ndryshme janë shkatërruar, gjashtë njerëz të lënduar, katër zjarrfikës të plagosur dhe 212 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarret më të mëdha janë regjistruar në veri perëndim të Los Angeles që kanë përfshirë afro 58 mijë hektarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat