Sulmuesi në metronë e New York-ut thotë se u frymëzua nga ISIS-i

Amerika

Sulmuesi në metronë e New York-ut thotë se u frymëzua nga ISIS-i

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 09:25
Kayes Ullah

I dyshuari për tentimin e sulmit terrorist në stacionin e autobusëve në New York ka thënë se veprimi i tij ishte në shenjë hakmarrje për sulmet amerikane ndaj Shtetit Islamik.

Kayes Ullah, emigrant 27 vjeçar nga Bangldeshi i plagos pasi lëshoi bombën mbi trupin e tij duke lënduar edhe tre persona të tjerë në një metro nëntokësore në New York.

Policia thotë se Ullah kishte zgjedhur këtë vend për sulmin, për shkak të vendosjes së shumë posterave të Krishtlindjes.

Ai u tha hetuesve të policisë se ai ishte frymëzuar nga sulmet terroriste të Krishtlindjeve në Evropë dhe zgjodhi terminalin pasi pa një numër posterash festivë në muret e metrosë, raportojnë mediat amerikane.

Ullah tha se sulmi i planifikuar ishte motivuar nga sulmet ajrore amerikane mbi objektivat e ISIS në Siri dhe vende të tjera, raporton New York Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat