Lula: Jam viktimë e një pakti djallëzor

Amerika

Lula: Jam viktimë e një pakti djallëzor

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:51
Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva nën kërcënimin e burgut, pohoi sot se ishte nën ndikimin e një “pakti djallëzor”, që synon ta pengojë për të paraqitur kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të 2018.

Gjykata e apelit e ka akuzuar atë dhe rrezikon dënimin dënim prej 10 vite burg, për korrupsion, dhe data e vendimit është më 24 janar.

“Krimi i vërtetë i kryer në këtë vend, është pakti djallëzor mes prokurorisë, policisë federale dhe medias”, u shpreh ikona e së majtës gjatë një fjalimi në Brazilia, në prani të shumë deputetëve të zgjedhur të Partisë së Punëtorëve (PT), që ai e themeloi në 1989.

Sipas tij, objektivi i këtij pakti është për të parandaluar, në mënyrë që PT-ja të mos rikthehet në pushtet.

Për avokatët e tij, procedura ka avancuar në një kohë rekord për të ndalur që në fillesë çdo mundësi për kandidaturën e ish-presidentit (2003-2010), që është në krye të sondazheve.

Në një fjalim që mbajti sot, Lula u mbrojt duke thënë se do të luftonte për të qenë një kandidat i drejtë për të injoruar një fajësi të pretenduar.

“Dua vetëm që të njihet pafajësia ime”, pohoi ai.

Në korrik Lula u dënua me nëntë vite dhe gjashtë muaj burg nga gjyqtari antikorrupsion, Sergio Moro.

Ai akuzohet se ka përfituar nga bujaria e kompanisë së ndërtimit OAS, që do t’i ofronte një tripleks në bregdet në formë ryshfeti, në këmbim të favoreve për marrjen e tendereve publikë nga kompania shtetërore ”Petrobras”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat