SHBA: Ka dëshmi se Irani i furnizon rebelët në Jemen me armatim

Amerika

SHBA: Ka dëshmi se Irani i furnizon rebelët në Jemen me armatim

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:38
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley

Shtetet e Bashkuara kanë dëshmi konkrete se Irani i furnizon me armatim kryengritësit huthi në Jemen, duke i shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara, ka thënë ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.

Në konferencën e sotme për gazetarë në një kapacitet ushtarak në Uashington, ku ekspozohen pjesë të armatimit, ambasadorja Haley tha se “dëshmia është e pakundërshtueshme”.

“Shtetet e Bashkuara po marrin një qasje të re ndaj Iranit duke u fokusuar në të gjitha sjelljet destabilizuese të regjimit. Kjo do të thotë se ne nuk jemi të fokusuar vetëm në programin atomik”, tha Haley dhe ka shtuar se “ne, po ashtu, po marrim qëndrim të fuqishëm në programin raketor balistik iranian, eksportin e armatimit dhe mbështetjen e regjimit për terroristët, luftëtarët lojalë dhe diktatorët”.

Armatimi i ekspozuar përfshinte edhe mbetje të asaj që zyrtarët amerikanë thanë se ishte raketë balistike iraniane me rreze të shkurtër veprimi, që ishte shkrepur nga Jemeni, muajin e kaluar, në një aeroport ndërkombëtar jashtë Riadit të Arabisë Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat