SHBA-të i vënë veto rezolutës së OKB-së për Jerusalemin

Amerika

SHBA-të i vënë veto rezolutës së OKB-së për Jerusalemin

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 19:53
OKB

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku bëhej thirrje për tërheqjen e vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Veç SHBA-ve, 14 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit kanë votuar pro rezolutës.

Izraeli kishte shprehur bindjen se SHBA-të do t’i venë veto kësaj rezolute.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat