Nga përplasja e trenit në SHBA kanë humbur jetën 3 vetë

Amerika

Nga përplasja e trenit në SHBA kanë humbur jetën 3 vetë

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 10:01
Treni del nga binaret

Zyrtarët amerikanë thonë se së paku tre vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, kur një tren i shpejtë ka dalur nga binarët në një autostradë në shtetin Uashington, në pjesën veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Kjo fatkeqësi hekurudhore ka ndodhur 65 kilometra në jug të qytetit Sietël, gjatë orëve të mëngjesit të djeshëm.

Pamjet nga vendi i përplasjes së rëndë tregojnë se si 13 prej gjithsej 14 vagonave të trenit duke rënë nga një urë, ndërsa njëri prej tyre ishte përmbysur dhe përplasur në një autostradë.

Kompania Amtrak tha se treni po udhëtonte për në Portlend të Oregonit dhe se në të ishin 77 udhëtarë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat