McMaster: SHBA të jenë të përgatitura për deatomizim të K. Veriore

Amerika

McMaster: SHBA të jenë të përgatitura për deatomizim të K. Veriore

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 11:53
H.R. McMaster

Kshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, H.R. McMaster, thotë se Shtetet e Bashkara “duhet të jenë të përgatitura, nëse është e domosdoshme, për ta detyruar Korenë Veriore që të deatomizohet”.

Këto komnete të zyrtarit të lartë amerikanë në intervistën për rrjetin BBC, që janë postuar sot në Internet, paraqesin paralajmërimin më të ri se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta përdorin forcën në një pikë, për ta larguar kërcënimin nga programet raketore dhe atomike të Phenianit.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për zgjidhje paqësorre në kontestin me Korenë Veriore, McMaster tha “ne jemi të përkushtuar për zgjidhje. Ne dëshirojmë që zggjidhja të jetë paqësore, por siç ka thënë presidenti, Donald Trump, të gjitha opsionet janë në tryezë”.

Mëtutje, ai theksoi se “ne duhet të jemi të përgatitur, nëse është e domosdoshme, për ta detyruar deatomizimin e Koresë Veriore pa bashkëpunim me këtë regjim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat