SHBA: Kufizime ndaj rusëve lidhur me kontestin për raketa

Amerika

SHBA: Kufizime ndaj rusëve lidhur me kontestin për raketa

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur proces të ri licencimi dhe kufizime eksporti, kundër kompanisë disenjatore raketore ruse, Novator, dhe një kompanie kërkimore ushtarake, duke i akuzuar në involvim në raketë, për të cilën Uashingtoni thotë se paraqet shkelje të marrëveshjes së kontrollit të armatimit të periudhës së Luftës së Ftohtë.

Departamenti amerikan i tregtisë mbrëmë ka shpallur se kompanitë, Novator dhe Titan-Barrikady, ishin përgjegjëse për prodhimin e raketës speciale me fluturim të ulët, që ishte e ndaluar me Marrëveshjen për Forcat atomike me rreze të mesme veprimi (INF), të vitit 1987.

Me këtë vendim, ashpërsohen kërkesat për licencimdhe eksport për Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë e tjera, që mund të bëjnë biznes me ndonjërën prej këtyre kompanive.

“Në mënyrë specifike, këto entitete e kanë prodhuar për Ministrinë e mbrojtjes së Federatës Ruse, sistemin e lansimit tokësor të raketës” speciale, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të tregtisë.

Në Moskë, Ministria e jashtme e Rusisë nëpërmjet një deklarate, e ka kritikuar këtë vendim dhe i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po lëvizin në shkatërrimin e marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat