SHBA sanksionon Ramzan Kadyrov sipas Aktit Magnitsky

Amerika

SHBA sanksionon Ramzan Kadyrov sipas Aktit Magnitsky

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 19:00
Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov gjatë një sesioni në Grozni

Departamenti i Thesarit amerikan e ka goditur me sanksione financiare liderin e Çeçenisë, Ramzan Kadyrov sipas Aktit Magnitsky.

Ky akt është ligj amerikan, i cili dënon rusët që supozohet se janë të përfshirë në shkeljen e të drejtave të njeriut.

Emri i Kadyrovit është një nga emrat më të zëshëm të zyrtarëve rusë që shtohet në këtë listë.

Ky ligj është miratuar në vitin 2012.

Përveç liderit çeçen në këtë listë janë shtuar edhe katër persona të tjerë: Ayub Katayev, Yulia Mayorova, Andrei Pavlov, dhe Aleksei Sheshenya.

Kadyrov dhe një person tjetër që duket po ashtu të jetë nga Çeçenia janë sanksionuar “për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut të njohura ndërkombëtarisht”.

Departamenti i Thesarit ka thënë se një person dyshohet se është i përfshirë në abuzimin e një personi gej në Çeçeni më 2017.

Gazeta ruse, Novaya Gazeta me herët gjatë vitit ishte e para që kishte dokumentuar se në Çeçeni janë torturuar dhjetëra persona të komunitetit LGBT.

Kadyrov ashtu sikur Kremlini i kanë hedhur poshtë akuzat.

Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar Aktin Magnitsky më 2012, për t'i ndëshkuar personat që janë të dyshuar për vdekjen e Sergei Magnitsky, prej nga e ka marrë emrin ligji.

Magnitsky ishte i punësuar nga financieri britaniko-amerikan, William Browder, kur është arrestuar dhe dënuar për mashtrim tatimor në vlerë të 230 milionë dollarëve.

Ai ka vdekur derisa ishte ishte në burg më 2009, ndërsa familja e tij thotë se ai është torturuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat