Haley: SHBA-të do të kujtojnë këtë ditë që u gozhduan në shtyllën e ndëshkimit

Amerika

Haley: SHBA-të do të kujtojnë këtë ditë që u gozhduan në shtyllën e ndëshkimit

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 19:33
Nikki Haley

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, ripërsëriti sot kërcënimet e saj drejt vendeve që do të votojnë në favor të një rezolute që dënon vendimin e Uashingtonit për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“SHBA-të do të kujtojnë këtë ditë që u gozhduan në shtyllën e ndëshkimit përpara Asamblesë së Përgjithshme, për faktin e ushtrimit të të drejtës tonë si vend sovran”, deklaroi Haley pak orë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-ve.

“Ne do të kujtohemi kur të na kërkojnë sërish të japim kontributin më të rëndësishëm në Kombet e Bashkuara. Si dhe ne do të kujtohemi kur shumë vende do të vijnë të na kërkojnë, sikurse e bëjnë shpesh herë, për të paguar më shumë dhe për të përdorur influencën tonë në avantazhin e tyre”, theksoi ajo.

“Vendimi për të transferuar ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, i shpallur më 6 dhjetor, nuk paragjykon çështjet mbi statusin përfundimtar, përfshirë këtu edhe limitet e Jerusalemit”, vazhdoi Nikki Haley.

“Ky vendim nuk përjashton një zgjidhje me dy shtete nëse palët dakordohen mbi këtë. Ky vendim nuk godet aspak përpjekjet për paqe. Vendimi i presidentit reflekton më shumë vullnetin e popullit amerikan dhe të drejtën tonë, si komb, të zgjedhim vendin e ambasadës tonë”, deklaroi me vendosmëri ambasadorja amerikane.

Të 14 partnerët e SHBA-ve në Këshillin e sigurimit kishin votuar të hënën njëzëri dënimin e vendimit të Donald Trump, që u bllokua nga një veto amerikane.

Në të kundërt, në Asamblenë e Përgjithshme, asnjë vend nuk ka të drejtën e vetos mbi këtë çështje, por vendimet që merren aty nuk janë detyruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat