SHBA, i falënderohet vendeve që Abstenuan për Rezolutën e vendeve Arabe në OKB

Amerika

SHBA, i falënderohet vendeve që Abstenuan për Rezolutën e vendeve Arabe në OKB

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:01
Nikki Haley

UN NEW YORK : Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e OKB -së votoi Rezolutën e sponsorizuar prej vendeve Arabe, me shumicë dërrmuese për të dënuar vendimin e SHBA mbi Jerusalemin, ishte përfaqësuesja e Uashingtonit, Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, e cila iu drejtua dje pasdite Asamblesë së Përgjithshme, para votimit të censurës së organit në Jeruzalem të enjten.

Nikki Haley Ambasadore e SHBA, në Kombet e Bashkuara, tha në fjalën e saj pas votimit të Rezolutës, kundra Shteteve të Bashkuara, dje ajo falënderon sinqerisht të gjitha ato (35 vende) që Abstenuan në Asamblenë e Përgjithshme.

“Ne i vlerësojmë këto vende që të mos bien në mënyrën e papërgjegjshme të Kombeve të Bashkuara, tha ajo duke i përmendur të gjitha vendet sipas renditjes së alfabetit : Antigua-Barbuda, Argjentina, Australia, Bahamas, Benini, Butani, Bosnja dhe Hercegovina, Burma, Kameruni, Kanadaja, Republika e Afrikës Qendrore, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke , Republika e Dominikanëve, Republika Demokratike e Kongos, Salvadori, Guinea Ekuatoriale, Fixhi, Gjeorgjia, Guatemala, Guinea Bissau, Haiti, Hondurasi, Hungaria, Izraeli, Xhamajka, Kenia, Kiribati, Letonia, Lesoto, Malavi, Ishujt Marshall, Meksikë, Mikronezi Polonia, Rumania, Ruanda, Samoa, San Marino, Sao Tome dhe Principe, Sierra Leone, Ishujt Solomon, Sudanin e Jugut, Shën Kitsin Nevis, Shën Lucia, Mongolia, Nauru, Palau, Panama, Paraguai, Swaziland, Timor Leste, Togo, Tonga, Trinidad-Tobago, Turkmenistani, Tuvalu, Uganda, Ukraina, Vanuatu dhe Zambia.

Javën e kaluar ishte Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ai që kërkoi më parë këtë javë të votojë nëse do të kërkojë që shtetet të përmbahen nga vendosja e misioneve diplomatike në Jeruzalem. Pa emërtimin e SHBA-ve apo të Trump-it, rezoluta e hartuar nga Egjipti në KS , e ka shpallur vendimin e Trump-it si të pavlefshëm. Çdo vend në këshill votoi kundra për masën e  Presidentit Trump- por SHBA-ja, e cila ka pushtetin e vetos, bllokoi votimin.

Ndërkaq, dje ( e enjte) ishte Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila ka hedhur poshtë shumicën e votave të vendimit të administratës Trump, për të njohur qytetin e diskutueshëm të Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Me një votë 128 pro Rezolutës së vendeve Arabe dhe 9 të votave kundra dhe 35 vendeve që nuk pranuan të votojnë, pra abstenuan, të enjten, diplomatët 172  vendeve anëtarë të Kombeve të Bashkuara, u mblodhën në Nju Jork, duke injoruar kundërshtimet e SHBA dhe miratuan një rezolutë, që u bën thirrje vendeve të mos lëvizin ambasadat e tyre në Jeruzalem. Ndër vendet që votuan në favor të rezolutës, pra kundra SHBA, janë shumë aleatë tradicionalë të SHBA, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë dhe Gjermaninë.

Më parë se të futej në votim Rezoluta e sponsorizuar nga vendet Arabe, gjatë ditës, dhe përpara se AP të votonte për deklaratën që i kundërvihej SHBA,, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, shprehu qartazi rezistencën e administratës amerikane, duke thënë:

"Shtetet e Bashkuara, do të kujtojnë këtë ditë në të cilën u gozhduan për sulmin në Asamblenë e Përgjithshme, për vetë aktin e ushtrimit të së drejtës sonë si një komb sovran", tha Haley.

"Ne do të kujtojmë atë kur ne jemi të thirrur që edhe njëherë të japim kontributin tonë më të madh në botë ndaj Kombeve të Bashkuara. Dhe ne do ta kujtojmë atë kur shumë vende të vijnë duke na thirrur, siç bëjnë aq shpesh, të kërkojnë ndihmën tonë apo edhe më shumë dhe të përdorin ndikimin tonë për përfitimin e tyre “ tha ajo.

Presidenti Trump njoftoi në fillim të këtij muaji vendimin e administratës së tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin izraelit dhe për të filluar procesin e lëvizjes së ambasadës së SHBA në qytetin e diskutueshëm.

Ky veprim përmbushi një premtim të fushatës kyçe - por gjithashtu menjëherë filloi një reagim të përhapur në vendet arabe anembanë botës, të cilët besojnë se do të dëmtonte në mënyrë të konsiderueshme procesin e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve, të cilët gjithashtu e konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm.

Ndërsa Izraeli e lavdëroi vendimin e administratës amerikane, fqinjët arabë të Izraelit e dënuan masën e SHBA, si një shkelje të një rezolute ndërkombëtare që ndalon përpjekjet "për të ndryshuar karakterin dhe statusin" e qytetit përpara se të përfundojë procesi i paqes.

Dhe, përtej  kundërshtive në Lindjen e Mesme, vendet në perëndim pra BE, shpejt përsëritën faktin se ambasadat e tyre, nuk do të lëviznin nga vendet e tyre të tanishme në Tel Aviv.

Ndërkohë, në territoret palestineze, protestat u përshkallëzuan në përleshje midis demonstruesve dhe autoriteteve izraelite, dhe në disa raste ka pasur dhe hapje zjarri në Rripin e Gazës dhe sulme ajrore izraelite.

Siç thotë Daniel Estrin i NPR, delegacioni palestinez nuk do ta lë më tani çështjen e tyre të qëndrojë e mbyllur : "Me këtë votim të OKB (të enjten), palestinezët duan të tregojnë SHBA-ve, se shumica e botës mbështet pozicionet e tyre, ”, tha ai për Morning Edition.

"Dhe kjo është pjesë e një lëvizjeje më të madhe diplomatike që palestinezët po bëjnë për të lënë anash SHBA-në në procesin e paqes. Ata mendojnë se Amerika ka marrë anën e Izraelit në çështjen e ndjeshme të Jerusalemit. "

Haley, nga ana e saj, e përgënjeshtroi atë që ajo e sheh si ndërtim të ndjenjave anti-izraelite në OKB

"Për turpin e saj Kombet e Bashkuara kanë qenë prej kohësh një vend armiqësor për shtetin e Izraelit", tha Haley të enjten në Asamblenë e Përgjithshme. "Është një gabim që minon besueshmërinë e këtij institucioni dhe që, nga ana tjetër, është e dëmshme për të gjithë botën.

"Unë kam menduar shpesh pse, përballë një armiqësie të tillë, Izraeli ka zgjedhur të mbetet një anëtar i këtij trupi", shtoi ajo. "Dhe më kujtohet se Izraeli ka zgjedhur të qëndrojë në këtë institucion, sepse është e rëndësishme për mbarë botën."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat