Presidenti Trump dhuroi pagën e tij për ndërtim dhe riparim në varrezat ushtarake!

Amerika

Presidenti Trump dhuroi pagën e tij për ndërtim dhe riparim në varrezat ushtarake!

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 22 dhjetor 2017 Në ora: 18:57
Presidenti Trump

WASHINGTON D.C. -“Kemi një president të tmerrshëm që me të vërtetë e do Amerikën. Presidenti Trump është një njeri me zemër të madhe. Me kalimin e çdo dite, ai vetëm na tregon sa është bujar dhe i sjellshëm” shkruan në shkrimin e saj revista Frobes.

Ajo permendi faktin se Presidenti Trump i dhuroi të gjitha të ardhurat e tij vjetore 400,000 dollar,buxhetit të Departamentit të Brendshëm të Shtëpisë së Bardhë për një qëllim të veçantë. Që paga e tij do të përdoret për nevojat e ndërtimit dhe riparimit në varrezat ushtarake!

Me këtë rast Forbes zbuloi disa informacione të reja që tregojnë dallimin në mes të punësuarve të Trump dhe punësuarve të administratës së Obamës, që lidhen me shpenzimet e buxhetit të Departamentit të Brendshëm të Shtëpisë së Bardhë.

 “Janë 110 më pak të punësuar në stafin e Shtëpisë së Bardhë nën Trump se nën Obamën në këtë pikë në presidencat e tyre përkatëse” shkruan Forbes.

Nëntëdhjetë më pak punonjës janë të përkushtuar ndaj Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara. Aktualisht, ka pesë punonjës të përkushtuar ndaj Melania Trump kundrejt 24 stafit që kanë shërbyer Michelle Obama (FY2009).

Më në fund kemi një President që respekton ata që dhanë jetën e tyre për këtë vend të mrekullueshëm. Është koha që ushtarët amerikan të marrën nderin që meritojnë! Me gjithçka që ai po bën deri më tani, është e qartë se Presidenti ynë Donald Trump do të jetë Presidenti më i mirë ndonjëherë! në këtë vlerësim për të gjithë ata që luftuan dhe shërbyen për flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan revista Forbes

Sipas revistës Forbes thuhet se Presidenti Trump, po bën atë që ai premtoi se do ta bëjë, e cila është mënyra më e mirë që mund të na tregojë, se Presidenti ynë i mrekullueshëm jep mbështetjen dhe dashurinë e tij për vendin tonë, ushtrinë dhe ushtarakët amerikan.

Giorgio Kolaj një showman i njohur shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, ka përshëndetur vendimin e Presidenti Trump , për ti dhënë ndihmën financiare nga Buxheti i brendshëm i Shtëpisë së Bardhë, ndërtimit dhe meremetimit të të gjitha varrezave të atyre që shërbyen deri në vdekje në ushtrinë Amerikane.

“Unë nuk jam një person që merrem me politik, por jam mëse i kënaqur të lexoj se Presidenti Trump i dhuroi pagën e tij, nga buxheti i Brendshëm i Shtëpisë së Bardhë "për nevojat e ndërtimit dhe riparimit në varrezat ushtarake".

Mendoj se ky është një gjest i bukur, thotë ai duke iu referuar lajmit të publikuar nga revista Forbes e cila shkruan se :”Perëndia bekoftë ushtrinë tonë; sidomos ata që bënë sakrificën më sublime”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat