Zjarri më i madh në 25 vjet në New York të paktën 12 të vdekur, plagosur 4 persona

Amerika

Zjarri më i madh në 25 vjet në New York të paktën 12 të vdekur, plagosur 4 persona

Nga: Beqir SINA - Bronx New York Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 15:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Belmont - Bronx NYC : Zjarri i madh ra të enjten më 28 dhjetor në lagjen Belmont të Bronx - Nju Jork, duke përfshirë të pesë katet e pallatit. Dhjetëra zjarrfikës të Departamentit të Zjarfikësve, autoambulancat dhe makinat e policisë janë ende në vend ngjarje.

Simbas policisë zjarri që përfshiu ndërtesën 5 katëshe në lagjen Bronks të Nju Jorkut ka lënë të vdekur 12 persona, derisa katër të tjerë janë të lënduar seriozisht, dhe konsiderohet si zjarri më i madh dhe më vdekjeprurës në 25 vjet në Nju Jork.

“Ky rast do të shënojë një ndër rastet me më shumë viktima në vite, dhe zjarrin më të rëndë deri tani prej se unë jam përfaqësuesi i disa lagjeve në qytetin e Broxit”, tha ish Asamblisti dhe anëtari i Këshillit të Bashkisë së Qytetit , shqiptaro amerikani Mark Gjonaj, për gazetën Bota sot .

Gjonaj i kontaktuar me policinë sqaroi se :”Zjarri ka nisur në katin e parë dhe është shpërndarë shumë shpejt deri në katin e tretë,, dhe se shkaku i zjarrit mendohet të ket qenë rrjedhja e gazit, e cila ka shkaktuar zjarrin”, tha ai, duke shtuar se viktimat kanë qenë të moshës nga një deri në më shumë se 65 vjet, dhe policia nuk përjashton mundësinë e vendosjes së qëllimshme të zjarrit, pra gjithçka mund të ketë ndodhur".

Ndërkohë, deri tani policia nuk ka dhënë emrin e asnjërit prej viktimave të cilat janë dërguar në një morg aty afër spitalit Jacobi - duke u bërë ekzaminimi i tyre.

Megjithatë, NYPD shpërndau për shtypin njujorkez disa detaje për viktimat e zjarrit të ndërtesës së banesës në qytetin e Bronxit.

Kur bëhet fjalë për shqiptarët që banojnë në qytetin e Bronxit, ende nuk mund të konfirmohet se ka pasur ndonjë familje shqiptare apo jo, thanë disa banor shqiptarë nga vendngjarja.

Ata thanë se në qytetin e Bronxit jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë, dhe janë të përqendruar në dy tre lagje të mëdha të qytetit, Pelham Parkway , Morris, Park, dhe Arthure Avenue , por ka edhe në lagjet e tjera, përfshirë lagjen Belmont ku ka rënë zjarri.

Ndërkohë, policia pak më parë dha disa detaje të reja që dalin në lidhje me viktimat e përfshira në një zjarrin vdekjeprurës të Bronksit, dhe nuk identifikojnë asnjë emër.

Policia tha se një i djalë i ri dhe fëmijët ishin në mesin e atyre që vdiqën në zjarrin shpejtë që shkrumbojë një pallat të tërë në qytetin e Bronxit të Nju Jorkut, natën e së enjtes.

Megjithatë, zyrtarët e NYPD, nëpërmjet konferencave të shtypit, zbuluan disa detaje rreth viktimave sot të premten, në mëngjes, megjithëse asnjë prej tyre nuk e identifikuan pasi ata thanë se po vazhdojnë hetimet.

Deri më tani, numri i të vdekurve nuk ka ndryshuar ai qëndron në 12. Katër vetë mbeten ende në gjendje kritike në spital. Por zyrtarët thanë se numri i të vdekurve mund të ngrihej pasi zjarrfikësit po kërkojnë nën rrënojat e ndërtesës.

Ja se çfarë detajesh ka dhënë NYPD deri tani për viktimat:

Të shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes:

- Fëmijë gjinia femër 1-vjeçare

- Grua gjinia femër 63-vjeçare

- Mashkull i paidentifikuar i rritur

- Mashkull i paidentifikuar i rritur

- Mashkull i paidentifikuar i rritur

Vdiqën në spital :

- Fëmijë femër 2-vjeçare

- Fëmijë femër 7-vjeçare

- Vajzë e re femër 19-vjeçare

- Grua 37-vjeçare femër

- Femra e paidentifikuar e rritur

- Mashkull i paidentifikuar i rritur

- Fëmija mashkull i paidentifikuar

Zyrtarët e zjarrit thanë se viktimat u gjetën në çdo kat të ndërtesës pesë katëshe në seksionin Belmont.

Numri i viktimave e bën këtë tragjedinë më të rëndë të zjarrit në NYC në të paktën 25 vjet.

Më shumë se 200 zjarrfikës, dhjetëra autoambulanca dhe dhjetëra makina policie iu përgjigjën zjarrit, dhe ndodhen në vendngjarje mbasi zjarri është vënë nën kontroll.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat