SHBA: Gomat, shkaktar të mundshme të aksidenteve

Amerika

SHBA: Gomat, shkaktar të mundshme të aksidenteve

Më: 3 janar 2018 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Rregullatori amerikan për siguri në trafik ka nisur hetimet lidhur me atë nëse disa modele të vjetra të gomave Goodyear për automjete për kamping mund të kenë “qenë karrige e dobët” dhe shkaktar i ndeshjeve me epilogë eventuale vdekjeprurëse, transmeton AP.

Sipas rregullatorit, hetimet kanë nisur pasi që gjykata urdhëroi për procedurën e publikimit të të dhënave të Goodyear. 

Sipas këtyre të dhënave, në vozitje kanë dështuar gomat G159, që për pasojë kishte raste vdekjeje dhe lëndime.

Agjencia thekson se numri i padive sugjeron se shkak i aksidenteve të trafikut mund të jetë defekti i pneumatikut. 

Në hetime janë përfshirë 40.000 goma të prodhuara gjatë viteve 1996-2003. Agjencia ka pranuar dhjetë padi në lidhje me gomat me defekt, në mesin e të cilave dy pohojnë se ato janë shkaktarë i ndeshjeve.

Sipas dokumentit të publikuar, Goodyear ka lajmëruar në agjenci nëntë padi, përfshirë edhe një rast të vdekjes dhe 13 lëndime. Në disa prej tyre pohohet se gomat G159 për automjetet për kamping nuk janë të dizajnuara për vozitje të gjata në autostradë.

Kompania Goodyear Tire&Rubber njoftoi se do të bashkëpunojë në tërësi lidhur me hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat