SHBA: Stuhia dimërore “Cyclone bombe” ka goditur Bregun Lindor, dhe vazhdon të “bombardojë” Amerikën e Veriut - Bota Sot
SHBA: Stuhia dimërore “Cyclone bombe” ka goditur Bregun Lindor, dhe vazhdon të “bombardojë” Amerikën e Veriut

Amerika

E martë, 23 janar 2018

SHBA: Stuhia dimërore “Cyclone bombe” ka goditur Bregun Lindor, dhe vazhdon të “bombardojë” Amerikën e Veriut

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 3 janar 2018 Në ora: 17:13
Qyteti i Nju Jorkut, i gjithë nën “pushtetin” e akullit dhe ngricave të rekord

NEW YORK NY : I ftohti ekstrem ka mbërthyer po thuajse 2/3 në Amerikën Veriore : Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, ndërsa metereologët parashikojnë se ngricat do të vazhdojnë edhe muajin e dytë të Vitit të ri 2018-s.

Qyteti i Nju Jorkut, që është një ndër qytetet ku më së shumti jetojnë edhe shqiptarët, është i gjithë nën “pushtetin” e akullit dhe ngricave të cilat bëjnë rekord.
Bregu i oqeanit Atlantik, për rreth ishullit të Nju Jorkut, është i ngrirë i gjithë, anijet dhe tragetet nuk lëvizin fare, në orë të caktuara, sidomos në mbrëmje dhe mëngjes heret, në afërsi të bregut, si shkak i akullit të madh.

Dy lumenjët më të mëdhenjë që lidhin ishullin njujorkez Hudson River dhe East River, janë të ngrira, ndërkohë që shtresa e akullit, duket se ka mbuluar edhe lumjenjët dhe liqenet për rreth shtetit të Nju Jorkut.

Ndërkaq, pjesa më veriore e shtetit të Nju Jorkut, dhe disa pjesë të Ujëvarës së Niagarës, janë ngrirë nga temperatura e ftohtë prej – 31 gradë Celsius, që përfshiu të gjithë pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara.

Ky fenomen sipas parashikuesve të motit u përsërit pas 84 vitesh, meqë herën e fundit kjo ndodhi gjatë vitit 1933, transmeton Bota sot referuar media sociale Facebook, Twitter dhe Instagram .

Spektri që ka krijuar akulli në Ujvarën e Niagarës, lumenjët dhe liqent e ngrira ka bërë që dhjetra mijëra turistë, nga mbarë bota të vijnë për të parë këtë bukuri natyrore, që kësaj radhe kishte pamje të pa imagjinushme kristaltë, dhe ngjason me ato të përrallave.

Televizionet locale dhe ato kombëtare, trasmetojnë nga helikopterët televizivë vazhdimisht pamjet spektakolare të akullit, në të gjithë qytetin, i cili duket nga pamjet marra nga lart i gjithë nën akull.

Ndërsa, temperaturat sillen nga - 38 gradë celsius deri në disa vende edhe - 36 gradë celsius, autoritetet kanë paralajmëruan banorët në zonat e prekura nga i ftohti ekstrem që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjeve me automjete dhe mbi të gjitha të mos ekspozohen me levizjet jashtë ju shumë të nevojshme , sa më pak lëvizje jashtë ndaj të ftohtit, dhe të konsumojnë sa më shumë ushqime me kalori.

Kur bëhet fjalë për të ftohtin ekstrem, ai gjithashtu ka mbërthyer ashpër edhe Kanadanë, e cila është pjesa e planetit më e afërta me Polin e Veriut, ku në disa zona temperaturat thanë parashikuesit e motit ishin më të ulta edhe se në Polin e Veriut apo në planetin Mars.

Megjithese, autoritet pranojnë se ky i ftohtë është i pazakontë, në Amerikën e Veriut : SHBA dhe Kanada, ku njerëzit nuk janë ndalur në aktivitetet e tyre, autoritetet thanë se deri tani nuk ka asnjë problem në lëvizjen e njerëzve, brenda zonave të populluara.

Parashikuesit e motit thanë se në Amerikën e Veriut - SHBA dhe Kanada, parashikohet se jo vetem gjithë Janari por edhe fillimi i Shkurtit do të jenë më të ftohtë të 25 viteve të fundit.

Temperaturat e ulëta sipas tyre do vazhdojnë gjatë dhe në shtete të caktuara në Amerikën e Veriut, ku do ketë edhe reshje dëbore dhe ngrica.
Temperaturat sipas parashikuesve të motit në SHBA, do bien gjatë me - 10 deri në 15 gradë celsius.

Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test