Pence: SHBA-ja është "aleate e natyrshme" e iranianëve liridashës

Amerika

Pence: SHBA-ja është "aleate e natyrshme" e iranianëve liridashës

Më: 4 janar 2018 Në ora: 08:28
Nënpresidenti amerikan, Mike Pence

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, u ka bërë thirrje iranianëve të rinj që janë të përfshirë në protestat kundër qeverisë në Teheran që t’i shohin Shtetet e Bashkuara si “aleat të natyrshëm”, në kërkesën e tyre për liri dhe demokraci.

Në një intervistë në Shtëpinë e Bardhë për Zërin e Amerikës, Pence ka thënë se “populli amerikan është përkrah popullit liridashës në Iran dhe botë, dhe mendoj se ky është moment shumë shpresëdhënës”.

“Qëllimi im, vërtetë lutjet e mia janë që populli iranian, një popullatë e re, e edukuar mirë, të kuptojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe popullata e saj janë aleti i tyre i natyrshëm. Ne dëshirojmë t’i shohim ata derisa arrijnë të kenë një të ardhme të lirë dhe demokratike. Ne duam t’i shohim teksa largohen nga regjimi, i cili vazhdon të kërcënojë botën”.

Prence ka krahasuar mbështetjen për protestat e popullit iranian të ofruar nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe administrata e tij, me heshtjen e Shtëpisë së Bardhë kur patën nisur protestat kundër qeverisë në Iran më 2009, gjatë presidencës së Barack Obamës.

“Më kujtohet më 2009, kur shihja të rinj të shumtë, pas zgjedhjeve mashtruese në Iran, njerëz që protestonin me kurajo të jashtëzakonshme”, kundër rizgjedhjes së ish presidentit iranian, Mahmud Ahmadinejad, ka thënë ai.

“Ata kanë shikuar drejt Shtëpisë së Bardhë më 2009, kanë shikuar udhëheqësinë amerikane dhe nuk ishte askush. Kishte një heshtje totale në administratën e Obamës”, ka thënë Pence.

Si anëtar i Kongresit atë kohë, Pence ka thënë se ka bashkëpunuar për krjimin e një rezolute, e cila pati kaluar në mënyrë gati uanime në Senat dhe Dhomën e Përfaqësusve, në mbështeteje të protestuesve iranianë, hap për të cilin ai ka thënë se e ka nxitur administatën Obama të fillojë me ngritjen e zërit.

Pence ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të vepruar në mbështetje të protestusve.

“Mund t’iu sigurojë se Shtetet e Bashkuara janë me popullin e Iranit që dëshiron një të ardhme të lirë”, ka thënë ai.

Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Gholamali Khoshroo, ka akuzuar se deklaratat e mbështetjes për protestuesit iranianë nga ana e Pence dhe Trump janë ndërhyrje në çështjet e brendshme të Iranit.

Disa ekspertë të huaj kanë vënë në pyetje nëse SHBA-ja mund të ofrojë aq ndihmë për protestuesit në rrugët e Iranit.

“Ka një numër të jashtëzakonshëm të gjërave që Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera mund të bëjnë për popullin e Iranit nëse vazhdojnë të përkrahin kërkesën et tyre për liri dhe ndryshim si dhe kundërshtojnë ideologjinë radikale e cila ua mori shtetin disa dekada më parë dhe vazhdon ndajë botën përmes terrorizmit”, ka thënë Pence.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat