Dy persona fitojnë lotarinë në vlerë të 1 miliard dollarëve

Amerika

Dy persona fitojnë lotarinë në vlerë të 1 miliard dollarëve

Beqir SINA New York Nga Beqir SINA New York Më 8 janar 2018 Në ora: 16:28
Lotaria

NEW YORK : Dy blerës të tiketave për lotari në Shtetet e Bashkuara kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë gjatë vikendit të kaluar, kanë thënë zyrtarët U.S. Lottery, llotarisë më të madhe në botë.

Ka qenë një vikend fati -ky për fituesit e lotarisë me vlerë 1 miliard dollarë, pasi një biletë e vetëme Powerball e shitur në New Hampshire u përputh të gjitha gjashtë numrat dhe do të marrë një çmim çmim prej 559.7 milionë dollarë.

Dita tjetër e fatit, ka qenë një biletë e vetme e shitur në Florida, e cila kapi një çmim prej 450 milionë dollarë të llotarisë Mega Millions.

Numrat fitues të Powerball të tërhequr në natën e së shtunës ishin 12-29-30-33-61 dhe Powerball 26.

Numrat fituese për të marrë çmim të parë pra të fitojë Jackpot në Mega Millions ishin 28-30-39-59-70-10.

Simbas shtypit amerikan nuk është treguar deri tani se ka qenë një person apo grup ai ose ata në Nju Hempshir që kan fituar 560 milionë dollarë në lotarinë Powerball, vetëm një ditë, pasi blerësi i tiketës në Florida kishte fituar 450 milionë dollarë në lotarinë tjetër Mega Millions.

Identitetet e fituesve të paktën deri tani nuk janë bërë të ditur përveçse se pronarit të dyqanit “Reeds Ferry Market”në New Hampshire, i cili nga shitja e biletës fituese përfiton 75 mijë dollar të pastra pa taksa.

Vlera prej 560 milionë dollarëve është shifra e gjashtë më e lartë në Powerball e fituar ndonjëherë, shkruajnë gazetat amerikane prej krijimit të kësaj llotarie .
“Jam shumë i gëzuar”, ka thënë pronari i shitores ku është blerë tiketa, Sam Safa, dyqani i të cilit sipas rregullave do të fitojë 75 mijë dollarë për shitjen e tiketës, nga shuma e lotarisë 560 milion dollarë.

Ndërsa tiketa e Mega Millions është cilësuar si e katërta sa i përket shifrës së fituar si më e madhja në 25 vjet, prej kur nisi kjo lloteri.
Kurse, dyqani ku është blerë kjo tiketë, në Florida, do të fitojë 100,000 dollarë për shitjen e saj.

“Që kur shitorja “Reeds Ferry Market” u hap në orën 5:30 të dielën, në mëngjes, dhjetëra klient të rregullt të cilët nëpërmjet lajmeve mësuan se aty ishte shitur tiketa kanë ndaluar te dyqani i vogël në New Hampshire, në shtetin amerikan të New England, që shiti biletën fitimtare Powerball për të ofruar urimet e tyre, dhe për të biseduar rreth asaj se kush vallë mund ta kishte fituar”, tha pronari i dyqanit Sam Safa.

Ai tha se nuk e njeh identitetin e fituesit, por shpreson që një prej klienteve të rregullt nga dyqani mbi 100 vjeçar në Merrimack, rreth 40 km në jug të Concord, fitoi çmimin e gjashttë më të madh të lotarisë së Shteteve të Bashkuara.

Shanset për të fituar çmimin Mega Millions janë një në 302.5 milionë. Shanset e Powerbollit janë një në 292.2 milionë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat