Departamenti i Shtetit përshëndet bisedimet mes dy koreve

Amerika

Departamenti i Shtetit përshëndet bisedimet mes dy koreve

Më: 9 janar 2018 Në ora: 21:20
Departamenti i Shtetit

SHBA-të përshëndeten sot bisedimet mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, për pjesëmarrjen e Phenianit në Lojërat Olimpike Dimërore, por duke përcjellë mesazhin e urimit me një paralajmërim.

Departamenti i Shtetit njoftoi se zyrtarë amerikanë do të punojnë me Seulin për të siguruar se dërgimi i një delegacioni nga ana e Phenianit, nuk do të shkelë sanksionet e parashtruara nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak të aktiviteteve të paligjshme të Koresë së Veriut në fushën bërthamore dhe të raketave balistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat