Të paktën 13 të vdekur nga përmbytjet në Kaliforni

Amerika

Të paktën 13 të vdekur nga përmbytjet në Kaliforni

Më: 10 janar 2018 Në ora: 00:13
Kaliforni

(E plotësuar)- Të paktën 13 persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve në Kaliforninë Jugore, ku shirat e dendur shkaktuan përmbytje, thonë zyrtarët.

Rreth 163 persona janë dërguar në spital. Njëzet prej tyre kanë marrë lëndime nga stuhia dhe katër të tjerë janë në gjendje kritike.

Një grup prej deri në 300 personash thuhet se janë bllokuar në Romero Canyon, në lindje të Santa Barbara.

Policia tha se skena "dukej si një fushëbetejë e Luftës së Parë Botërore".

Shërbimet e emergjencës thanë se pritet që numri i personave të vdekur të rritet.

Mijëra persona u larguan nga përmbytja dhe më shumë se 50 prej tyre janë shpëtuar.

Shtëpitë më të goditura ishin ato që nuk ishin jashtë zonës së evakuimit, thonë zyrtarët.

Tetë të vdekur nga stuhia në Kaliforni

Të paktën tetë qytetarë kanë humbur jetën, si pasojë e stuhisë që ka përfshi një pjesë të Kalifornisë.

Mediat amerikane kanë paraqitur pamjet e para t gjendjes sw shkaktuar nga stuhia, e cila ka shkaktuar vërshime dhe shembje të dheut e gurëve.

Viktimat kanë humbur jetën, kur shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga rrëshqitja e dheut.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të shpëtuar të mbijetuarit, por puna e tyre është vështirësuar, pasi rrugët janë bllokuar nga ujërat, shembja e dheut dhe e gurëve.

Transporti i të mbijetuarve është duke u kryer kryesisht përmes helikopterëve, të cilët janë mundësia e vetme për të arrit sa më shpejt tek qytetarët që gjenden në zonë e prekur nga fatkeqësia natyrore.  

Demet më të mëdha janë shkaktuar në Montecito, ku shembja e dheut ka shkatërruar tërësisht shumë shtëpi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat