Turisti vdes nga vapa

Amerika

Turisti vdes nga vapa

Më: 11 janar 2018 Në ora: 10:59
Ilustrim

Një turist amerikan ka vdekur nga moti i nxehtë gjatë ecjes në një shteg të njohur në një zonë të shkretë australiane, raporton BBC.

Burri, 33-vjeçar, u gjet i vdekur të mërkurën në pjesën e fundit të shtegutr Larapinta, njoftoi policia.

Ai ishte nisur herët me një shok për të arritur malin Sonderi – një pjesë e vështirë e shtegut – por ata pastaj ishin ndarë, thanë autoritetet.

Trupi i tij u zbulua disa orë më vonë, rreth 750 metra (2.500 këmbë) afër një parku makinash.

Burri nga Kalifornia mendohet se mori një kthesë të gabuar gjatë zbritjes, i tha një oficer policie transmetuesit autralian të lajmeve.

“Mali Sonder është rreth 1300 metra i lartë dhe ecja që ata ndërmorën ishte rreth 16 kilometra vajtje ardhje,” tha Supt Rob Burgoyne.

Shtegu Larapinta me gjatësi 223 kilometra është një prej shtigjeve më të pëlqyera nëpër perëndimin e egër të Alice Springs, ku temperaturat arritën në 42 gradë Celsius të mërkurën.

Policia tha se konsullata amerikane është njoftuar për rastin, derisa po përgatitet një raport i hetuesisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat